Te reja e fundit

Informacion i përgjithshëm lidhur me përfitimin nga programet e rindërtimit

Personat të cilët kanë pësuar humbje njerëzore, në banesat apo pronat e tyre, kanë të drejtë të  përfitojnë vetëm në një prej programeve të procesit të rindërtimit.   Familjet, që kanë humbur banesat si pasojë e shembjeve të ndërtesave (pallateve), përfitojnë  nga programi i zhvillimit të zonave të reja, nga programi i rindërtimit të godinave në të njëjtin truall, ose programi i fondit të banesave. Familjet në qytet, që kanë humbur shtëpitë individuale si pasojë e shembjes, përfitojnë nga  programi i zhvillimit të zonave të reja, programi i granteve të rindërtimit, ose programi i fondit të banesave. Sipërfaqja e banesës që i kalohet në pronësi përfituesve, në ndërtesat e realizuara në kuadër të  programit të zhvillimit të zonave të reja ose në banesat e programit të fondit të banesave, llogaritet sipas tabelës A, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Përfituesit ruajnë të drejtën e pronësisë për truallin e shtëpisë individuale, përveç rastit kur  për nevoja të zhvillimit të programeve të rindërtimit, prona truall shpronësohet ose kompensohet.  Kur zona e re për zhvillim do të realizohet me shtëpi banimi individuale, familjet përfitojnë  në pronësi shtëpi individuale banimi me sipërfaqe ndërtimi që llogariten sipas tabelës B, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Në këto raste, përfituesit ruajnë të  drejtën e pronësisë për sipërfaqen e truallit, që rezulton si diferencë e truallit të shtëpisë individuale të shembur me truallin e shtëpisë individuale banimi të re që përfitojnë, nëse ka, përveç rastit kur, për nevoja të zhvillimit të programeve të rindërtimit, kjo sipërfaqe trualli shpronësohet ose kompensohet.  Përfituesi do të heqë dorë nga e drejta e pronësisë në favor të shtetit prej sipërfaqes së truallit të shtëpisë individuale të shembur, e barabartë me truallin e shtëpisë së re individuale. Familjet në fshat, që kanë humbur shtëpitë individuale jashtë ose brenda zonës së urbanizuar të territorit rural, si pasojë e shembjes, përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja ose programi i granteve të rindërtimit në të njëjtën mënyrë si familjet në qytet.  Familjet që kanë dëmtime në banesa ose shtëpi individuale nga fatkeqësia natyrore, të cilat nuk kanë nevojë të rindërtohen nga e para, trajtohen me grante rikonstruksioni.  Shoqëritë tregtare, të vogla e të mesme, vendet e kryerjes së aktivitetit të të cilave janë dëmtuar dhe/ose zhvendosur për shkak të fatkeqësisë natyrore, vërtetuar me dokumente zyrtare, me qëllim rikonstruksionin e shpejtë ose sigurimin e mjediseve të përshtatshme për kryerjen e veprimtarisë nga punëmarrësit përfitojnë mbështetje ekonomike.    Tabela A  Përbërja familjare  Struktura e apartamentit  Sipërfaqja në metër  katrorë (m2)  Deri në 2 anëtarë  1+1  45 m2 deri në 60 m2  2 deri në 4 anëtarë  2+1  75 m2 deri në 80 m2  5 e më shumë anëtarë  3+1  90 m2 deri në 100 m2    Tabela B    Përbërja familjare  Sipërfaqja në metër  katrorë (m2)  Deri në 2 anëtarë  60 m2 deri në 70 m2  … Continue reading Informacion i përgjithshëm lidhur me përfitimin nga programet e rindërtimit

Çelet Qendra e Ndihmës ligjore parësore Elbasan

    Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Bashkinë e Elbasnit, inaguroi më 16 Tetor, “Qendrën e Ndihmës Ligjore Parësore Falas“ në qytetin e Elbasanit. Kjo qendër i bashkohet rrjetit të katër Klinikave dhe Qendrave të Ligjit OSFA të cilat operojnë në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Vlorë, duke … Continue reading Çelet Qendra e Ndihmës ligjore parësore Elbasan

Klinika Ligjore Falas në Klubin e Mëngjesit

Perfaqesueset e Klinikave te Ligjit ishin sot te ftuara tek Club i Mengjesit. Ju ftojme te ndiqni biseden shume interesante me Blendi Salaj. Faleminderit Dorina Asllani dhe Griselda Dama dhe sigurisht falenderim i vecante per gazetarin Blendi Salaj dhe Klubin e Mengjesit.